Butrinti nesër hyn në fushën e lojës pa portierin

17/12/1618:22

Shperndaje:


Nesër në stadiumin e qytetit të Sarandës do të zhvillohet takimi i fundit i fazës së parë të kampionatit të kategorisë së dytë, kategori ku ndodhet aktualisht edhe Butrinti.
Në takimin e nesërm, ku Butrinti do të përballet me ekipin e Gramozit, ekip që ndodhet në fundin e klasifikimit, Butrintit do t`i mungojë portieri kryesor.
Mësohet se portieri Mario Sejdinaj është larguar drejt Gjermanisë.
Përveç portierit, në përballjet e nesërme Butrinti do të ketë edhe 3 mungesa të tjera nga formacioni kryesor.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.