Butrinti luan ndeshjen e fundit për 2015 në Fier

18/12/1519:05

Shperndaje:

Butrinti luan ndeshjen e fundit për 2015 në Fier

Ekipi  Butrinti luan ndeshjen e fundit për këtë vit. Sarandiotët do të përballen me ekipin e Apollonisë në transfertë. Ekipi i Butrintit ka udhëtuar drejt qytetit të Fierit ku edhe janë akomoduar në pritje të zhvillimit të takimit të shtunën.

Sarandiotët kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë. Butrinti ndodhet në vendin e 7-të me 11 pikë ndërsa ekipi i Apollonisë ndodhet në vendin e 3-të me 25 pikë duke qenë një nga skuadrat pretendente për t’u ngjitur një kategori më lart në Superligë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.