SHARE

Ka përfunduar me humbje takimi i radhës për ekipin e Butrintit të Sarandës.
Ekipi i Butrintit është ndeshur sot në Kuçovë me Naftëtarin që mban kreun e grupit. Pjesa e parë, pavarësisht dominimit dhe presionit të Naftëtarit, është mbyllur në barazim 0-0.
Në pjesën e dytë ekipi i Kucovës ka arritur të shënojë gol me anë të Stivi Shaba, autor i golit edhe në ndeshjen ndaj Delvinës. Takimi, i cili është luajtur në terren mjaft të vështirë, ka përfunduar me fitoren 1-0 të Naftëtarit.
Kujtojmë se javën e ardhshme Butrinti do të jetë i detyruar të luajë takimin pa mbështetjen e tifozerisë, pasi stadiumi është dënuar me 1 ndeshje pa spektatorë.

loading...
loading...