Butrinti humbet 1-0 ndaj Dinamos, plas grushti

30/04/1621:34

Shperndaje:


ndeshjaNdeshja e Kategorisë së Parë midis Dinamos dhe Butrintit është mbyllur me skena dhune. Dinamo ka arritur që të mposht ekipin sarandjot me rezultatin 1-0.
Ka qënë një penallti e akorduar nga gjyqtari në favor të ekipit dinamovit shkaku që ne fund te takimit te kete skena dhune. Mësohet se masazhatori i ekipit të Butrintit ka goditur me grusht arbitrin. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në dhomën e arbitrave. Fill pas kësaj ngjarje, policia ka shoqëruar në komisariatin nr.2 masazhatorin, ndërsa në pyetje do të merret dhe arbitri i ndeshjes. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
sot.com.al

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.