Butrinti dhe Bistrica fitojnë takimet, rënditja dhe takimet e javës tjetër

20/11/1616:01

Shperndaje:


Butrinti ka arritur një fitore të vyer ditën e sotme në takimin me Maliqin. Ndeshja përfundoi me rezultatin 4 – 1. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 me gola të shënuar nga Xhuvani në minutën e 6-të dhe Kolonja në minutën e 23-të. Në pjesën e dytë ishte një autogol i futbollistit Zyfi të Maliqit në minutën e 70-të që i preu shpresat e ekipit të vet për të përmbysur rezultatin. Në minutën e 81-të futbollistët e Maliqit kanë shkurtuar në 3-1, por 5 minuta më vonë Gorovelli ka vulosur me golin e tij rezultatin 4-1, rezultat që e  ngjit Butrintin në vendin e pestë të klasifikimit me 10 pikë.
Edhe Delvina ka arritur një fitore 2 – 0 ndaj ekipit të Skraparit sot në Delvinë. Ekipi i Delvinës ngjitet në vendin e tretë me 12 pikë. 
Javën tjetër Butrinti udhëton drejt Skraparit, ndërsa ekipi i Delvinës do ndeshet në Memaliaj.butrinti-maliqi

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.