Bougainville Bay kërkon të punësojë kuzhinier/e

BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Fton profesionistë të aplikojnë në pozicionin:
Kuzhinier (m/f)
Përshkrim i përgjithshëm
Kuzhinieri bashkërendon dhe siguron që të gjitha produktet përgatiten, gatuhen dhe shërbehen në përputhje me recetat e standardizuara, sipas standardeve të Bougainville Bay Resort & SPA.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Plotëson standardet e sigurisë ushqimore për përgatitjen, ruajtjen dhe shërbimin e ushqimit;  Përgatit ushqimet në përputhje me recetat e standardizuara dhe sigurohet të kenë kualitetin e
duhur për të plotësuar kërkesat e klientit;
 Mban pastër ambjetin dhe pajisjet e punës sipas procedurave HACCP;
 Trajnon punonjësit të përgatisin dhe gatuajnë produktet ushqimore sipas recetave;  Kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;
 Regjistron temperaturën e ushqimeve në dokumentacionin e kërkuar;  Bashkëpunon me të gjithë stafin gjatë procesit të punës;
 Bën ruajtjen e mishit, peshkut dhe produkteve të tjera ushqimore në kushtet teknike dhe
frigoriferike të kërkuara;
 Siguron që pajisjet e kuzhinës të mirëmbahen siç duhet;
 Përcakton llojin dhe sasinë e ushqimit që nevojitet për tu përgatitur;
 Siguron që të gjitha produktet ushqimore dhe kuzhina të pastrohen dhe të jenë gati për turnin ardhshëm.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil;
 Të ketë jo me pak se 3 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme;  Të jetë i/e detajuar, i/e shpejtë dhe i/e saktë;  Aftësi për të punuar nën presion;  Aftësi shumë të mira organizative;  Aftësi për të krijuar një atmosferë pune pozitive;  Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;  Fleksibilitet me orarin e punës;
 Njohuri të gjuhëve të huaja përbën avantazh;
Ofrohet:
 Pagesë konkuruese
Shënim: Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit:  [email protected] ose te telefonojne ne numrin +355686082912