Botohet “Guri i rëndë në vend të vet” – i autorit Bardhyl Xhama

12/11/1720:05

Shperndaje:


Në 18 nëntor, ora 13:00 në Panairin e Librit do të bëhet promovimi i vëllimit me rrëfenja “Guri i rëndë në vend të vet” – i autorit Bardhyl Xhama.
Bardhyl Xhama u lind më 13 qershor të vitit 1933, në fshatin Fterrë të rrethit të Sarandës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme pedagogjike në qytetin e Gjirokastrës. Qysh në bankat e shkollës së mesme nisi të botojë krijimet e para, veçanërisht në gjininë e poezisë, në gazetat e revistat e kohës. Pas mbarimit të shkollës së mesme, mbasi doli me rezultate të shkëlqyera, punoi për një vit “Profesor” në gjimnazin e Gjirokastrës. Më pas, ushtroi detyrën si mësues e drejtor në shkollat tetëvjeçare e të mesme në qytetet e Delvinës e të Sarandës dhe, njëkohësisht, vazhdoi studimet e larta. Në vitin 1960 u diplomua për

 

gjuhë shqipe e letërsi në fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës. Në vitet ’60 nisi punën në gazetën “Mësuesi”, ku punoi për një kohë të gjatë e me përkushtim dhe botoi artikuj, reportazhe, udhëpërshkrime e përshkrime të ndryshme, për ecurinë dhe problemet e shkollës, gjuhës, letërsisë e arsimit në përgjithësi. Këtë punë e çoi dhe më tej, kur punoi në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor e veçanërisht në Institutin e Studimeve Pedagogjike. Gjatë këtyre viteve, Bardhyli botoi disa studime e broshura, në të cilat pasqyroheshin përvojat, dhe arritjet e shkollave të ndryshme të vendit tonë. Për veprimtarinë e tij në fushën e arsimit, Bardhyl Xhamës i është akorduar titulli “Mësues i Merituar”.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.