Booking “tradhëton” hotelet e Sarandës, 30 bllokohen nga Tatimet

12/08/1915:17

Shperndaje:


Strukturat e monitorimit në terren po vijojnë me zbatimin e planit kundër informalitetit për sektorin e turizmit të përqendruar në njësitë akomoduese të publikuara në booking.

“Vetëm Për zonën e Sarandës janë 413 njësi në booking, të cilat po verifikohen nga 9 grupe të monitorimit në terren, për regjistrimin dhe respektimin e detyrimeve ligjore- lëshimi i kuponit, publikimi i listës së çmimeve, deklarimi i punonjësve etj. Gjatë gjithë periudhës nga data 4 Korrik deri dje janë kryer në total 420 kontrolle dhe janë konstatuar 191 shkelje të legjislacionit tatimor.

30 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.

35 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 3 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për mos lëshim kuponi tatimor (hera e dytë).

15 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 12 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 3 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

Vetëm ditën e djeshme datë 11 Gusht janë kryer 33 kontrolle dhe janë konstatuar 15 shkelje të legjislacionit tatimor, nder të cilat 4 subjekte të paregjistruara” tha Delina Ibrahimaj, drejtore e Përgjithshme e DPT.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.