Bllokohet resorti luksoz i perfolur si prone e Kokedhimes

26/07/1822:00

Shperndaje:



Hetimi Tatimor ka bllokuar një resort luksoz buzë detit në fshatin turistik të Qeparoit.
Dyert e resortit janë bllokuar me shiritat e Tatimeve pasi është gjetur pa kupon tatimor për herë të dytë, shkelje që në raste të ngjashme këtë verë, është ndëshkuar me mbyllje të aktivitetit për 30 ditë, raporton Newsbomb.al.
Sipas opozitës ky resort i ndërtuar buzë detit pak vite më parë i përket ish deputetit Koço Kokëdhima. Por ky i fundit gjatë një interviste televizive në atë kohë tha se s’ka asnjë lidhje me resortin që është në pronësi të vëllait të tij dhe familjes.
Gjatë këtyre ditëve, masa të ngjashme për moslëshimin e kuponit tatimor janë marrë edhe ndaj bizneseve të tjera në bregdet nga Velipoja në Sarandë.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.