Blindohet kufiri, frika nga hakmarrja e të arratisurit nga burgu

28/05/1910:41

Shperndaje:


Ai eshte ne kerkim ne Sarande dhe vazhdon gjykohet ne Gjykaten e Sarandes
Albiano Xhezairi 23-vjec nga Ksamili. Xhezairi ishte denuar be Greqi me 16 vjet burg pasi me 11 maj 2017 eshte kapur ne lagjen “Galtasi” ne Athine. Ai ishte përfshirë në nje grup kriminal të trafikut te drogës nga Shqiperia në Greqi dhe kishte rolin e personit që vinte nga Athina ne kufirin e gjelbër, merrte drogen dhe e magazinonte ate ne banesën qe kishte me qera në Athine për ta shitur më pas. Kontrolli në banesë i zbuloi atij mbi 3 kg 800 gram marijuanë, 1 pistolete, 1 thikë dhe 1 peshore.
Ndersa ne 19 gusht, eshte vrare ne Ksamil, Vangjel Ciko, babai i Dhimitrit
Me 24 shtator 2016 ai ka vrare ne Shendelli te Sarandes, 47-vjecarin Aleksander Bardhi
Vrasja e Aleksandër Bardhit ishte e paparamenduar nga tre të rinjtë. Ata u nisën nga Ksamili për të vjedhur disa bimë “cannabis sativa” në një parcelë që kishin zbuluar në fshatin Shëndëlli. Të armatosur rëndë me 3 Kallashnikovë, ata u përballën me Aleksandër Bardhin që po futej në parcelë me mjetin e tij. Teksa Dhimitër Çiko dhe Amarildo Lame ishin larguar për tek varka që i kishte transportuar deri aty, Albiano Xhezairi qëndroi duke qëlluar me breshëri mbi mjetin që po vinte e duke lënë të vdekur Aleksandër Bardhin.
Disa ditë më vonë policia vuri në pranga vetëm Çikon dhe Lamen, ndërkohë që Xhezairi vazhdon të jetë person në kërkim. Por ngjarja nuk përfundoi me kaq. Në 30 tetor 2016, babai i Albian Xhezairit, Agroni, gjeti një sasi lëndë plasëse të llojit tritol me celular në automjetin e tij. Bomba nuk kishte arritur të plaste dhe ajo u caktivizua nga forcat RENEA. Por paralajmërimi nuk do të mbetej kaq për të, pasi më 11 dhejtor 2016, 53-vjeçari Agron Xhezairi u vra në një pritë teksa po hynte në banesën e tij. Ai u qëllua me “Kallashnikov” nga një distancë e shkurtër dhe mbeti i vdekur në vend, në një ngjarje që ende nuk është zbardhur.
Ne burg ka vrare nje grek 33-vjec ne 7 mars 2019
Policia greke: Xhezairi ishte ne procedura per tu ekstraduar ne Shqiperi. Xhezairi akuzohet se nen urdherat e shqiptarit Klodian Lekocaj, ka vrare nje te burgosur shqiptar 33-vjec ne Psikiatrine e burgut Koridhalos.
Albiano Xhezairi dyshohet te kete kryer dhe vrasje ne burg ne Greqi dhe konsiderohet pjese e “Mafies se Koridhalos”.
Per kete arsye u transferua ne burgun e Avlonas dhe u njoh me akuzen e re per vrasje. Per shkak se ska ndjekur shkolle me pare, u transferua ne burgun e te miturve per te ndjekur mesime.
Albiano Xhezairi konsiderohet person me rrezikshmeri te larte shoqerore.
Policia greke: Ne kartelat e dy te arratisurve thuhej “te rrezikshem per tu arratisur”. Por mesa duket kjo nuk eshte marre parasysh nga burgu


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.