Bëri kërdinë në minimarket, bie në pranga

Komisariati i Policise Sarandë njofton se ka arrestuar në flagrancë një shtetas 32 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme 32 vjeçari ka vjedhur një minimarket në lagjen nr.2 Sarandë, ku ka marrë disa sende (pije alkoolike) me vlerë 150.000 lekë të rinj.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Vjedhja”.