Bashkimi Europian hap kufijtë e jashtëm më 1 korrik

11/06/207:56

Shperndaje:


Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Komisioni Europian ka përgatitur rekomandimin për qasje të përbashkët dhe të koordinuar për rihapjen e kufijve të jashtëm të Unionit në mes të krizës pandemike nga infeksioni i koronavirusit.
Komisioni sugjeron heqje “të pjesshme dhe graduale” të kufizimeve që fillojnë nga 1 korriku për vendet jashtë BE-së. Por rihapja do jetë mbi bazën e një sërë kriteresh, siç janë kushtet epidemiologjike, kushtet e sistemit shëndetësor dhe masat parandaluese të vendosura nga qeveritë e këtyre vendeve.

Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetit ka kërkuar të bëhet kujdes në përmbajtjen e përhapjes së koronavirusit.
Ndërkohë vendet e BE janë duke rihapur kufijtë e brendshëm të Unionit, pas një presioni të fortë nga industria e turizmit në të gjithë Europën për të përshpejtuar rihapjen e kufijve, edhe pse ka rreziqe ende.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.