Bashkia Sarandë takim me fermerët, prezanton Projektbuxhetin

13/01/1720:08

Shperndaje:


Gjatë mbrëmjes së sotme kryetarja e Bashkisë Sarandë znj. Florjana Koka, shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë të bashkisë, ka patur një takim me fermerët e Metoqit dhe Gjashtës, me qëllim prezantimin e Projektbuxhetit të vitit 2017.
Florjana Koka u tha fermerëve se për herë të parë vëmendja e Bashkisë ndaj tyre ka qenë për të ndihmuar realisht në lehtësimin e kushteve të vështira të punëve që fermerët kryejnë.
Nga ana e tyre fermerët kanë kërkuar investime në kanalet për  ujitjen në verë apo kullimin e tokave në dimër, për zgjerimin e urës që kalon nga ish-kompleksi i lopëve, rrugë e cila tani është në një gjendje kritike, ku edhe kalimtarët rrezikojnë jetën e tyre.
Fermerët gjithashtu kanë ngritur  edhe shqetësimi që lidhet me  mosfunksionimin e hidrovorit të Çukës.
Fermerët thanë se hidrovori është i bukur si godinë, por nuk i ka funksionale pompat e thithjes së ujërave dhe si pasojë tokat u mbetën të përmbytura për 8 ditë me radhë në dhjetorin e Vitit te kaluar.projektbuxheti

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.