Bashkia Sarandë shpall datën e Çeljes së Sezonit Veror, harron Festën e Midhjes

festa-e-midhjes18447667_1918572745054094_5764196037444681431_n.pngBashkia Sarandë shpall datën e Çeljes së Sezonit Veror, harron Festën e Midhjes.
Bashkia Sarandë përfundimisht ka shpallur datën e Çeljes së Sezonit Veror. Ceremonia simbolike do të mbahet në datën 1 Qershor.
Në njoftimin e bashkisë bie në sy se ceremonia do të jetë shumë e vakët.
Por ajo që bën përshtypje është fakti se nuk ka asnjë njoftim për Festën e Midhjes.
Njoftimi i Bashkisë Sarandë duket se është marrë dhe publikuar  nxitimthi, a thua se këtë vit kjo ceremoni do të mbahet vetëm për tu mbyllur gojët qytetarëve.
Nga ana tjetër, ende është e paqartë se çfarë do të ndodhi me Festën e Midhjes, festë kjo e kthyer në traditë në Sarandë dhe Ksamil.

loading...
loading...

 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakNeranxi
Artikulli tjetërPasticeri OLA – Ksamil