Bashkia Sarandë nxjerr me qera Bar-Lulishten

20/05/1913:58

Shperndaje:


Bashkia Sarandë njofton Fillimin e procedurave për dhënien me qira, me konkurim publik të ambjentit “Bar Lulishte Butrinti”, me vendndodhje në Lagjen nr. 2 Sarandë, pronë e përbërë nga sip. Funksionale trualli prej 700 m2 (shtatëqind) dhe ndërtesë mbi këtë truall 2 kat me sipërfaqe 201.60 m2 (dyqind e një pikë gjashtëdhjetë).
2- Pasuria shtetërore jepet me qira me qëllim përdorimin e saj në fushën e bar – restorant – hoteleri – turizëm.
3- Vlera dysheme për detyrimin e qirasë bazuar në Vkm nr. 992, datë 9.12.2015 dhe TABELA A “Tarifat Dysheme Të Qirasë Mujore Për Ndërtesat Sipas Qarqeve”, për fillimin e konkurrimit publik, është 30.160 lekë/muaj (tridhjetë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë).
4- Afati i dhënies me qira të kësaj pasurie është 20 (njëzetë) vjet.
5- Vlerësimi i ofertave të konkurrentëve do të bëhet me pikët si vijon:
a- Projekti teknik i veprimtarisë që do të ushtrohet, i cili përmban të dhënat mbi destinacionin, rehabilitimin të ndërtesës e të sipërfaqes funksionale përreth saj dhe zhvillimin e pronës…….……..30 pikë
b- Plan biznesi dhe investimet që do të bëhen.…..30 pikë
c- Nivelin e punësimit në veprimtari..…………30 pikë
d- Masën e qirasë për m2/muaj….……….10 pikë
6- Konkurrimi do të zhvillohet më datën 30/05/2019, në orën 10:00, në Bashkinë e Sarandës, sipas procedurave të parashikuara në VKM nr. 54, datë 5.2.2014; Vendi i dorëzimit të ofertave do të jetë në zyrën e protokollit të Bashkisë Sarandë në kat të 2-të dhe hapja e ofertave do të bëhet në Zyrën Juridike të Bashkisë Sarandë në kt 2
7- Konkurrentët do të paraqesin para komisionit, në datën dhe orën e caktuar, dokumentacionin si vijon:
a) Kërkesë së bashku me të dhënat për gjeneralitetet e tyre;
b) Ekstraktin e rregjistrimit në QKR për objektin e veprimtarisë;
c) Projekti teknik i veprimtarisë që do të ushtrohet, ku janë trajtuar të gjithë elementët e nevojshëm për zhvillimin e veprimtarisë së kërkuar;
d) Plan biznesin dhe investimet që do të bëhen;
e) Kapaciteti ekonomik te vertetohet me paraqitjen e dokumentacionit sa me poshte
1. Vërtetim bankar të operatorit ekonomik që do të konkurojë, me anën e të cilit provon se zotëron 10 % të vlerës së investimit.
f) Operatori ekonomik pjesëmarrës të paraqesë CV të stafit që do të punësojë.
g) Projekti teknik të veprimtarisë që do të ushtrohet;
h) Nivelin e punësimit në veprimtari;
i) Çmimin e qirasë të ofruar për m2/muaj;
j) Garanci financiare të mjaftueshme për përballimin e investimeve të parashikuara në planbiznes (vërtetim bankar);
k) Vërtetim nga organet shtetërore se subjekti nuk ka procese gjyqësore në ngarkim, hetim në proces, detyrime tatimore ose detyrime ndaj të tretëve;


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.