Bashkia Sarandë bllokon informacionet për mediat, interesa dhe mllefe personale

Dyzete avokate nga Italia,  pjese e turit turistik te nje kruaziere qe vjen cdo te enjte ne Sarande, u priten nga kryetarja e bashkise Sarande Florjana Koka.
Edhe kete here personeli i shtypit dhe informimit ne Bashkine Sarande u kujdes qe mediat te mos ishin te pranishme.
Bashkia Sarande duket se ka zgjedhur nje model qe aktivitetet te filmohen nga stafi i bashkise dhe te shperndahen ne mediat e preferuara per te dhene mesazhet dhe infot qe bashkia do te percjelle.
Edhe kete here gazetaret nuk u njoftuan per te informuar publikun por Bashkia Sarande u mjaftua me nje postim ne faqen e bashkise, e cila ne jo pak raste eshte perdorur edhe per qoka personale, dhe me pas duke njoftuar me telefon mediat e oborrit.
Kjo metode duket se eshte bere rutine pune ne Bashkine e Sarandes persa i perket informimit te opinionit publik.
I bejme thirrje zyres se shtypit te Bashkise Sarande qe te ndryshoje qendrim dhe te informoje mediat ne lidhje me aktivitetet e Bashkise, pasi informacioni nuk eshte prone e personit qe ka ulur prapanicen aty, por e te gjithe qytetareve. 

loading...
loading...