Bashkia Finiq: Gjatë 2020 kemi vënë në punë 20 km kanale vaditëse që mbulojnë 2.000 hektarë tokë

24/11/2017:53

Shperndaje:


Bashkia Finiq nga Janari deri në fund të Nëntorit 2020, me makineritë e Sektorit të Përmirësimit të Tokës të Bashkisë Finiq, ka pastruar 4 017 metra kanale kryesore ujitëse, duke zhvendosur 9 442mᶾ dhé për ujitjen e 660 hektarëve tokë bujqësore, ndërsa në tokat me pemëtarë dhe vreshtari u pastruan rreth 16 400 metra që mbulojnë 720 hektarë tokë të vaditshme.

Ndërkohë, është bërë një punë e rëndësishme si në sistemin e kullimit ashtu edhe në kanalet dytësorë, ku është zhvendosur afërsisht 24 486 m³ dhé për të përmirësuar 1 010 hektarë të tjerë tokë bujqësore.

Bashkia Finiq premton se nga viti në vit me ndërhyrjen e këtij shërbimi dhe veçanërisht të stafit të tij, imazhi i fushës së Vurgut do të ndryshojë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.