Basha u “fut nenin” kryetarëve & sekretarëve të degëve, i detyron të dorëhiqen

25/06/2015:39

Shperndaje:


Partia Demokratike fillon nga sot përzgjedhjen e kandidateve për deputet  duke shënuar kështu de facto edhe nisjen e fushatës elektorale. Kryesia e Partisë Demokratike miratoi mënyrën e përzgjedhjes se kandidateve për deputet, ku rolin kryesor e ka anëtarësia.
Në pikën 17 të Rregullores së miratuar parashikohet se kryetarët dhe sekretarët  e degëve, nëse duan të jenë pjesë e garës më parë duhet të japin dorëheqje.

Pika 17. Kryetari apo Sekretari i Deges qe deshiron te jete ne rrethin e personave qe mund te propozohen apo veteidentifikohen si kandidate te mundshem, duhet te njoftojne
Sekretarin e Pergjithshem me shkrim, brenda 5 diteve nga hyrja ne fuqi e ketij urdhezimi,
se japin doreheqjen nga funksioni partiak dhe perfshihen ne procesin e propozimit,
seleksionimit dhe perzgjedhjes se kandidaturave.
Ne rast doreheqje per efekt te zbatimit te kesaj pike, Kryesia e Partise, brenda 5 diteve komandon nje Kryetar apo/dhe Sekretar Dege, per drejtimin e Deges deri ne zhvillimin e Kuvendit te ri te Deges sipas Statutit te PDSH.

Sipas PD, ky është një nga hapat më të rëndësishëm qe ndërmerr një parti politike në Shqipëri, bazuar në praktikat më të mira demokratike, përmes të cilit fuqizohet anëtarësia, rritet roli i saj dhe garantohet një lidhje dhe llogaridhënie e fortë mes të zgjedhurve dhe anëtarit te partisë. Për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidaturave.

Përmes këtij procesi PD thotw se garanton një proces të hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjese e garës, pa asnjë paragjykim dhe bazuar mbi rregulla dhe norma transparente. Te vetmit qe nuk do te mund të jenë pjese e garës janë personat qe janë subjekt i ligjit te Dekriminalizimit, kane qene funksionar te larte para viteve 90 apo bashkëpunëtor te sigurimit te shtetit. Sipas PD, gratë, te rinjtë, te përndjekurit dhe pronaret do te kenë një përfaqësim dinjitoz ne listën e deputeteve te PD.

I. FAZAT E PROCESIT:

Procesi do të realizohet në 4 faza:

Faza 1: Identifikimi i kandidaturave të mundshme

Identifikimi i kandidaturave të mundshme do të bëhet në dy mënyra:

–          Propozimi nga anëtarët e partisë në mbledhjet e Grupseksioneve, ku secili anëtar do të ketë të drejtën të propozojë vetëm një kandidat.

–          Vetëkandidimi, ku një person shpreh interes për të qenë kandidat i mundshëm. Vetëpropozimi duhet të shoqërohet me mbështetjen e të paktën 10 anëtarëve të Partisë.

Procesi në këtë fazë ndiqet nga Degët e Partisë dhe monitorohet e drejtohet nga Grupi Qendror i Koordinimit (zyrtar të Partisë që nuk kanë konflikt interesi me zonat që do të mbulojnë).

Faza 2: Seleksionimi i kandidaturave të mundshme

Seleksionimi i kandidatëve tëdalë nga fazae parë do të bëhet nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që do të përbëhet nga 5 anëtarë dhe 2 ndihmës. Anëtarët do të jenë ish-drejtues të lartë të partisë, personalitete të shoqërisë civile dhe medias, përfaqësues të botës akademike, etj. Komisioni bën vlerësimin e secilit kandidat, nëse përmbush kriteret e parashikuara nga udhëzimi apo jo. Në përfundim të procesit hartohen dy lista:

1.      Listën e kandidatëve që do t’i nënshtrohen procesit të konsultimit me anëtarët;

2.      Listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Faza 3: Konsultimi i kandidatëve me anëtarësinë e Partisë

Anëtarët e Partisë, sipas parimit “një anëtar, një votë”, bëjnë konfirmimin e kandidaturave të mundshme, sipas kësaj procedure: Listat e kandidatëve për konfirmim hartohen në nivel Dege, grup degësh apo Qarku, në varësi të numrit të kandidatëve apo numrit të anëtarëve në një Degë apo Qark. Në një ditë të shpallur paraprakisht për votim, cdo anëtar ka të drejtën që të shprehë kontestimin e tij (“votë kontestuese”) për një ose më shumë kandidatë nga lista. Numri i lejuar i kandidatëve që mund të kontestohen, përcaktohet në Fletën e Votimit dhe është jo më shumë se 20 % e numrit total të listës së kandidatëve, për secilën Degë apo Qark.Kandidati që ka më shumë se 20 % “votë kontestuese”, në raport me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të Partisë në atë Degë apo Qark, hiqet nga lista e kandidatëve të konfirmuar dhe përfshihet në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Faza 4: Përzgjedhja nga Kryesia e Partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar

Kandidatët e listës së Partisë përzgjidhen nga kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia në fazën e dytë, sipas këtij raporti: kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia do të përbëjnë jo më pak se 80 % të listës së kandidatëve të Partisë në zgjedhje, ndërkohë që jo më shumë se 20 % e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga Kryesia e PDSH-së, si prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile; përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve; përfaqësues të diasporës; përfaqësues të sipërmarrjes; personalitete politike me kontribut të gjatë në parti; etj. Gjatë kësaj faze do të mbahet në konsideratë:(1) përfaqësimi i grave të jetë jo më pak se 30 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve.(2) përfaqësimi i të rinjve të jetë jo më pak se 10 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve.(3) përfaqësimi i shtresës së të përndjekurve politikë apo pronarëve.

II. PARASHKIMET MË TË RËNDËSISHME TË PROCESIT:

1.      Procesi do të realizohet sipas afatave të paracaktuara dhe të shpallura publikisht.

Faza 1: Identifikimi i kandidaturave të mundshme 25 Qershor – 31 Korrik 2020
Faza 2: Seleksionimi i kandidaturave të mundshme 1 Gusht  – 15 Shtator 2020
Faza 3: Konsultimi i kandidatëve me anëtarësinë 15 Shtator – 30 Shtator 2020.
Faza 4: Përzgjedhja

 

Sipas afateve ligjore të parashikuara në Kodin Zgjedhor


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.