Barinjtë e Borshit dëbohen nga kullotat e tyre duke u tërhequr zvarrë

05/05/1717:07

Shperndaje:


Barinjtë e Borshit dëbohen nga kullotat e tyre duke u tërhequr zvarrë.
Barinjtë e fshatit Borsh denoncojnë në Saranda Web se janë dëbuar nga kullotat e tyre që ndodhen në malin e Borshit, pasi këto kullota cuditërisht i kanë kaluar Bashkisë Delvinë.
Megjithëse ata shprehen se kanë 25 vjet pa ndërprerje që i përdornin këto kullota, ata thonë se sot janë dëbuar pa asnjë paralajmërim, madje duke përdorur mbi ta edhe dhunë policore, duke i tërhequr zvarrë.
Me barinjtë e Borshit janë solidarizuar edhe dhjetra banorë të Borshit, të cilët shprehen se nuk do t’i lëshojnë kullotat të cilat i përkasin Borshit dhe se do të organizojnë protesta deri në bllokim rrugësh.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.