Babai i shqiptarit që iu pre koka në Greqi apel për gjetjen e kokës

19/05/1619:09

Shperndaje:

Familja e 26­-vjeçarit Bledar Terpollari, që u vra dhe u masakrua në Igumenicë, i bën apel shtetit t’i gjejnë dhe sjellin kokën e djalit të tyre.
Dy ditë më parë, në fshatin e thellë malor Backë, të komunës Potom në Skrapar, iu dha lamtumira të riut të masakruar. Babai i tij, Kujtim Terpollari, u fut në borxhe për të sjellë trupin e të birit. Por ai bën apel për gjetjen e kokës, pasi trupi i djalit nuk mund të prehet pa të. Ai mohon që i biri të ketë qenë pjesë e ndonjë grupi që merrej me trafikun e drogës dhe këtë, sipas tij, e tregon më së miri gjendja ku jeton sot familja.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.