“Baba Rexhepi” ose baza e tritolit në Sarandë

07/05/1611:09

Shperndaje:


baba rexhepi 1Sasia e fundit me lende eksplozive, e zbuluar paraditen e 6 majit nga policia Sarandë, ka vertetuar ate qe prej kohesh flitej, se zona e quajtur “Baba Rexhepi” ne lagjen nr.4 te Sarandes, eshte nje baze reale e eksplozivit dhe municionit. Referuar fakteve te publikuara nga policia, ne harkun kohor 10 mars 2015 – 6 maj 2016, rezulton se ne kete zone jane zbuluar 233 kallepe tritoli, me peshe rreth 46.5 kg si dhe nje sasi e madhe granatash, ndezesash e mijera fisheke te kalibrave 7.62 e 12.7 mm.
Konkretisht:
Me 10 mars 2015, u zbuluan 24 granata dore, 6 kallepe tritol me peshe 200 gram secila, 2 arka me fisheke Kallashnikovi dhe 30 fisheke kunderajror te kalibrit 12.7 mm
Me 30 tetor 2015, prane stadiumit “Andon Lapa”, u gjeten 4 kallepe tritol me peshe 100 gram secila dhe 1 fitil zjarrpercjelles
Me 4 dhjetor 2015, u gjeten 160 kallepe tritol me peshe 200 gram secila si dhe 1200 fisheke te kalibrave 7.62 dhe 12.7 mm
Me 6 maj 2016, u gjeten 63 kallepe me peshe rreth 200 gram secila.
Realisht, shumica e shperthimeve me eksploziv vitet e fundit, kane ndodhur pikerisht ne lagjen nr.4 te qytetit e kryesisht rreth zones se banuar “Baba Rexhepi”. Te tilla kane qene shperthimet ne mjetet e oficereve te policise, I. Zhupa, A. Lilo, I. Lala, shperthimi ne hyrjen e nje pallati ku banojne kryesisht oficere policie e gjyqtare, djegia e makines se ish-prokurorit A. Koka, apo vendosja e eksplozivit ne mjetin e te riut A. M, ne autobusin e shtetasit V.P, ne servisin e shtetasit A. B apo nje rast ne stadiumin e qytetit. Keto ngjarje kane ndodhur te gjitha ne lagjen nr.4, kryesisht ne zonen prej Ish-Markatos e deri ne lagjen “Baba Rexhepi” dhe i perkasin periudhes 2008 – 2012. Nderkohe nje tjeter shperthim i rregjistruar shume prane kesaj zone, ka qene edhe ai ne automjetin e oficerit te policise gjyqesore A. Avduli, me 28 tetor 2013.baba rexhepi 2 baba rexhepi 3 baba rexhepi 4 baba rexhepi

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.