Automjetit i vjedhin… targat

05/03/1815:51

Shperndaje:


Një automjeti në Sarandë i janë vjedhur targat.
Rastin e ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Sarandë pronari i mjetit, i cili ka konstatuar mungesën e targave në automjetin e tij.
Ende nuk dihet se kush mund ta ketë kryer këtë veprim dhe se për cfarë qëllimi mund të jetë kryer vjedhja e targave, por paraprakisht mendohet se mund të jetë vepër e trafikantëve të drogës.
Nga ana e policisë njoftohet se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Neni 134 i Kodit Penal.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.