Automjeti perplas dhe braktis 12-vjecarin perpara shkolles

30/03/1816:14

Shperndaje:


Nje ngjarje e rende eshte shenuar paraditen e sotme ne rrugen perpara shkolles 9 Tetori ne Sarande.
Nje automjet ka perplasur nje 12-vjecar teksa kalonte rrugen. Sipas deshmitareve, pasi ka peplasur femijen, automjeti nuk ka ndaluar, por rritur shpejtesine dhe eshte larguar.
Policia eshte njoftuar nga deshmitaret ne vendngjarje dhe nepermjet pamjeve te kamerave te sigurise te bizneseve prane vendngjarjes ka bere te mundur identifikimin e automjetit.
Burime te Saranda Web bejme me dije se pas identifikimit, policia ka shoqeruar drejtuesin e mjetit ne Komisariatin e Policise Sarande, ndersa nga ana e policise ende nuk ka asnje komunikate per ngjarjen.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.