Autokamperi me 472 kg kanabis në Sarandë, në burg italiani dhe shoqëruesja e tij

30/06/1816:40

Shperndaje:


Gjykata për Krimet e Rënda ka dhënë masën e ‘arrest me burg’ për dy shtetasit italianë që u kapën me 383 kg kanabis sativa dhe 96 kg në formë çokollate në Sarandë.
Vito Baruceli dhe shoqëruesja e tij, Dominga Silvestri u arrestuan të mërkurën (27 qershor) në Qafë e Gjashtë.
Baruceli ka thënë para Gjykatës se nuk ishte në dijeni që në autokamper kishte drogë dhe se do flasë në një moment të dytë.
Droga u bllokua në Qafën e Gjashtë dhe ishte fshehur në tavanin e autokamperit që drejtohej nga turisti italian.
Policia shqiptare nuk ka dhënë detaje se nga është futur droga në vendin tonë dhe cili ka qenë destinacioni final i mjetit të mbushur me kanabis.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.