Autobusit turistik “i këputen frenat” në Sarandë, e ndal vetëm godina

13/05/1720:58

Shperndaje:


autobus sarandeAutobusit turistik “i këputen frenat”, e ndal vetëm godina.
Një autobus ku udhëtonin turistë nga Kosova është përfshirë në një aksident në Sarandë, në lagjen numër 4.
Sapo pushuesit kishin zbritur nga autobusi me të cilin lëviznin në turin e tyre, shoferi ka shkuar ta parkojë.
Deri këtu gjithçka ishte në rregull, por autobusi pësoi një defekt duke ju këputur frenat e dorës çka bëri që ai të lëvizë dhe të përplaset me murin e një biznesi hidrosanitar aty pranë.
Dëmet materiale janë të vogla, pasi fatmirësisht autobusi ishte i boshatisur.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.