Aktualitet Lajme Policia Slide Show 

Cmimi i lartë i karburanteve në Shqipëri, nxit peshkatarët ta blejnë në Greqi.

Megjithëse blerja e karburantit në Greqi është një fenomen mjaft i përhapur gjatë vitit të fundit te peshkatarët në Sarandë, një peshkarexhë gjatë ditës së sotme është penalizuar me nje gjobë prej 3,7 milionë lekë. Antikontrabanda detare e Sarandës ka zhvilluar kontroll në peshkarexha ku është zbuluar një sasi nafte dhe vaji kontrabandë. Burime policore bëjnë me dije se nga kontrolli i ushtruar në një prej këtyre peshkarexhave, është zbuluar 1500 litra naftë e 200 litra vaj kontrabandë.

Read More
Aktualitet Lajme Policia Slide Show 

Nesër mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë, diskutohet për parkingjet me pagesë

  Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet nesër në sallën e Qendrës Kulturore, një ndër pikat e rendit të ditës është edhe aplikimi i parkingjeve me pagesë në disa rrugë në qytetin e Sarandës. Megjithëse ky projekt vjen në tryezën e këshilltarëve për vendim-marrje, qytetarët janë ende të pa informuar, pasi deri më sot nuk ka patur asnjë këshillim apo diskutim publik për këtë çështje. Ende nuk dihen se cilat janë rrugët që janë projektuar për t`u kaluar në parkingje me pagesë.

Read More
Aktualitet Lajme Policia Slide Show 

Vrasja në Shkallë, viktima njohu dhe thirri në emër vrasësin

  Burime nga grupi hetimor dyshojnë se 44 – vjeçari e ka identifikuar dhe e ka thirrur në emër. Për këtë arsye grabitësi e ka qëlluar me pistoletën e tij me një plumb në kokë. Dyshohet se viktima e ngjarjes së të shtunës në Shkallë ka njohur autorët e grabitjes dhe për këtë arsye mund të jetë qëlluar për vdekje. Sipas policisë lokale, Pajtim Shehu i ka ndeshur grabitësit gjatë kohës që po i shkonte për ndihmë fqinjit, që sapo i ishte vjedhur lokali. Nisur nga dyshimet se viktima e…

Read More
Aktualitet Lajme Policia Slide Show 

Aksident i rende ne hyrje te Sarandes

VIDEO e aksidentit ne Sarande VIDEO e aksidentit ne Sarande Posted by Saranda Web on 2016-02-13 Aksident i rende ne hyrje te Sarandes. Nje person eshte perplasur me nje automjet ne hyrje te qytetit te Sarandes. I aksidentuari mesohet se eshte trasportuar drejt spitalit te qytetit dhe mesohet se eshte ne gjendje te rende shendetesore. Mjeti ishte duke dale nga qyteti dhe nga informacionet e para mesohet se kembesori i ka prere rrugen automjetit. Policia eshte ne vendngjarje dhe po punon per zbardhjen  e rrethanave te ngjarjes.

Read More
Aktualitet Lajme Policia Slide Show 

Vrasja në Shkallë, Sarandë: Klienti ndërhyri që të mbronte pronarin e lokalit, hajduti e goditi me plumb në kokë

DETAJE TE REJA – Një 43-vjeçar nga Konispoli, Pajtim Shehu, ka humbur jetën mesnatën e sotme, duke gdhirë e shtuna, nga një plumb në kokë. Vrasja ka ndodhur në një lokal në fshatin Shkallë të Sarandës, ndërsa Shehu ndodhej në lokal. Në orën 1:00, në lokal ka hyrë një hajdut që ka kërcënuar pronarin e lokalit Arqile Poci, me qëllimin për ta grabitur. Poci ka bërë thirrje për ndihmë dhe Shehu është gjendur pranë tij duke u përleshur me grabitësin. Por, nduhma që ai ka dhënë ka qënë fatale, sepse hajduti…

Read More