Arrestohet skafisti i dyshuar për vrasjen e turistit në Himarë

HIMAREArrestohet skafisti i dyshuar për vrasjen e turistit në Himarë. Policia ka arrestuar në flagrancë për “Vrasje nga pakujdesia”, shtetasin: · Fatmir Kuçi, 44 vjeç, banues në Elbasan. Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin e Fatmir Kuçi-t, pasi ditën e djeshme rreth orës 11:00 në zonën bregdetare të quajtur “Livadh” i Himarës, ky shtetas duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, dyshohet se ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin Rus D.K., i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra, në spitalin e Himarës. Policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të Kuçi-t : – mjetin lundrues skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, 11.73 m i gjatë dhe 3.20 m i gjërë, me 3 motorë – 275 KF secili. – mjetin lundrues motor-deti me emrin “Viktoria-3”, pa dokumentacion përkatës.

loading...
loading...