Arrestohet drejtuesi i mjetit si shkaktar i aksidentit vdekjeprures

Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
– Jeton Doda, 30 vjeç banues në Tiranë. Sipas policise, drejtuesi i mjetit eshte arrestuar pasi konsiderohet burim aksidenti.
Policia ka bërë arrestimin e tij, pasi ditën e djeshme, ky shtetas duke udhëtuar në aksin rrugor Ura e Gajdarit – Krane, me mjetin tip Benz me targë TR 7316 U, është përplasur pranë fshatin Vrion me motoçikletën “Tianma”, me drejtues shtetasin Dahri Gjinika 62 vjeç, banues në fshatin Vrion, i cili u transportua në Tiranë dhe humbi jetë në ambientet e Spitalit të Traumës.