Arrestohen 7 te rinj duke transportuar 125 kg kanabis

30/09/1817:51

Shperndaje:


7 shqiptarë janë arrestuar në kufirin greko-shqiptarë pasi iu janë gjetur 125 kilogramë marijuanë.
Policia ka pikasur mbrëmjen e djeshme 7 shqiptarët që po kalonin në këmbë kufirin, ndërsa 1 prej tyre po kontrollonte rrugën.
Shqiptarët ishin të moshave 21, 22, 22, 23, 24, 24 dhe 26 vjeç. Njëri prej tyre rezulton i kërkuar në Greqi, dhe i dënuar në Lamia me 6 muaj burg për vjedhje.
Policia greke nuk ka dhënë detaje për identitetin e tyre, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 çanta me 11 pako me 124 kilogramë marijuanë.
Nga fillimi i vitit 2018 e deri më sot, në total në Greqi janë sekuestruar 8.6 ton marijuanë me vend origjine Shqipërinë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas protestës së familjarëve, reagon Prokuroria: Ne i kishim kryer veprimet hetimore
HOTEL EPIRUS NË SARANDË KËRKON TË PUNËSOJË SANITARE
Pulbardha Bay në Ksamil kërkon Zgarist dhe Tiganist. Ofrohet akomodim
Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.