Home Lajme Arrestohen 5 persona në Vrinë, 1 person u largua me pranga në...

Arrestohen 5 persona në Vrinë, 1 person u largua me pranga në duar

SHARE

5 Persona janë prangosur nga policia dhe 1 tjetër është larguar me pranga në duar në fshatin Vrinë. Mes të arrestuarve bie në sy edhe një grua. Të arrestuar janë:

loading...
loading...

      Një 56 vjeç, banues në Vrinë; pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 22 kg Cannabis Sativa. Ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë gjatë kontrollit në banesë.

     Një 59 vjeç, banues në Vrinë, (ka kundërshtuar punonjësit e policisë); 

     Një 57 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit të ushtruar i janë sekuestruar 3.7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. 

   Një 54 vjeçe, banuese në Vrinë, (kundërshtoi punonjësit e policisë si edhe ka favorizuar shtetasin e shoqëruar të largohet prej mjetit të policisë);

     Një 26 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur e sekuestruar 3.4 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe dyshohet se i ka marrë me dhunë 30.000 mijë lekë shtetasit F.M.

      Policia Sarandë ka shpallur në kërkim një shtetas 26 vjeç, pasi në banesën ku jeton me babain i janë sekuestruar 22 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Ai po ashtu në bashkëpunim me një  shtetas kanë marrë me dhunë 30.000 lekë shtetasit F.M. 

26-vjecari u shoqërua prej shërbimeve të policisë, por ka mundur të largohet i prangosur nga mjeti i policisë, me ndihmën e disa banorëve. Policia e Vlorës dhe Sarandës po vijojnë punën intesivisht për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

 Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë nisur verifikimet për punonjësit e policisë, që me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë sjellë pasojë, largimin e 26-vjeçarit. 

 [ads1]