Arrestohen në Delvinë 3 persona nga Saranda

22/04/1619:21

Shperndaje:


delvine 2Mbi bazën e Operacionit “Roja i Gjelbër”, Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë 3 persona për “Prerje të paligjshme të pyjeve, e kryer në bashkëpunim”. Arrestohen në flagrancë nga Policia, shtetasit e quajtur: 1. A D, 49 vjeç, banues në lagjen nr.1 Sarandë. 2. S B, 31 vjeç, banues në Sarandë. 3. M A, 52 vjeç, banues në Qafë Gjashtë Sarandë. Shërbimet e Policisë së Delvinës, në bazë të këtij operacioni, kanë bërë të mundur konstatimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtyre 3 (tre) shtetasve, për arsye se: Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë kapur në flagrancë duke prerë pyjet e malit të Skërficës nëpërmjet dy motor-sharrave me benzinë. Këto lëndë drusore të prera (rreth 4m3), ishin të vendosura në automjetin tip Furgon-Benz.  Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – automjetin tip “Benz” , – 2 motor-sharra me benzinë, – 4m3 drurë të prera.delvine 1

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.