Arrestohen 3 grekë për trafik qeniesh njerëzore

22/04/1719:33

Shperndaje:


Arrestohen 3 grekë për trafik qeniesh njerëzore.
3 Shtetas grekë janë arrestuar nga policia greke në Sigiadha, pranë pikës doganore të Qafë-Botës.
Arrestimi i tyre është bërë nga policia greke, pasi policia më parë kishte kapur 3 shqiptarë të cilët kishin hyrë ilegalisht në Greqi.
Sipas policisë greke, pas marrjes në pyetje të shqiptarëve, ata deklaruan se  kishin paguar nga 300 euro tek 3 shtetasit grekë.
Destinacioni i tre shqiptarëve të moshës 22, 24 dhe 27 vjec ishte Korinthi.
Ende pas 27 vitesh dhe megjithë liberalizimin e vizave, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë trafikantët për të lënë vendin e tyre në kërkim të punësimit në Greqi.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.