Arrestohen 3 autoret e vrasjes ne Borsh. Emrat

26/07/1710:02

Shperndaje:


Finalizohet operacioni për kapjen e autorëve të konfliktit të ndodhur në Borsh të Sarandës.
Në operacion u përfshinë 30 forca policore, konkretisht:
Dy grupe të FNSH-së, forca nga Komisariati i Policisë Sarandë, Stacioni i Policisë Himarë dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Si rezultat i operacionit, ku u rrethua gjithë zona, u kapën dy autorët e tjerë të dyshuar të konfliktit me pasojë vdekjen e një shtetasi.
Operacioni në pyllin e fshatit Kudhës.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit maksimal të të gjitha strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim dhe me FNSH-në, është bërë e mundur që brenda pak orëve të kapen edhe dy shtetasit e tjerë të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 26.07.2017, rreth orës 00:40 në fshatin Borsh dhe konkretisht:
– Thanas Hodo, 26 vjeç, banues në Borsh.
– Xhonatan Muço, 20 vjeç, banues në Vlorë.
Autori tjetër i dyshuar Ronaldo Shehu, 19 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar në flagrancë nga policia, pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja.
Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.