Arrestohen 2 trafikantët, braktisën automjetin me kanabis

19/01/1715:16

Shperndaje:


Ka qenë një postbllok i policisë greke në afërsi të Igumenicës që ka bërë të mundur kapjen e një sasie prej 37 kg hashash.
Lënda narkotike, që sipas të gjitha mundësive ishte futur nga Shqipëria nëpërmjet kufirit, ishte fshehur në portbagazhin e automjetit.
Trafikantët e drogës braktisën automjetin dhe u fshehën në një zonë të pyllëzuar. Por policia greke, e cila kishte rrethuar zonën dhe që i ndiqte me ndihmën e një qeni të specialuzuar ka arritur t`i kapi mesditën e sotme.
Bëhet fjalë për të rinj shqiptarë të moshës 24 dhe 26 vjeç.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.