Arrestohen 2 të rinj në Sarandë, 1 tjetër i shpallur në kërkim

13/05/1613:59

Shperndaje:


komisariati sarandePolicia e Sarandës arreston në flagrancë 2 të rinj dhe shpall në kërkim 1 tjetër, pasi i kanë vjedhur një studenteje disa para dhe bizhuteri me vlerë !
Arrestohen shtetasit:
1- S K, 20 vjeç, banues në Sarandë.
2- Xh. K., 18 vjeç, banues në Sarandë.
Shpallet në kërkim shtetasi:
3- A.J., 15 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i këtyre dy shtetasve si dhe shpallja në kërkim e shtetasit të tretë u bë nga Shërbimet e Policisë së Sarandës, për arsye se:
Në lagjen nr.3 Sarandë shtetasi: Xh. K. në bashkëpunim me shtetasin: A.J (i shpallur në kërkim), i kanë vjedhur një portofol me disa para brenda, si dhe disa bizhuteri me vlerë shtetases: E.L. 20 vjeç, banuese në Ersekë (studente), pranë vendit të quajtur “Shkalla e Raiffeisen Bank”.
Këto para dhe sende të vjedhura nga shtetasit e mësipërm, më vonë janë përvetësuar nga shtetasi: S K.

Posted by Saranda Web on 2016-05-13

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.