Arrestohen 2 shqiptarë me 32 kg kanabis në Qafë Botë

11/10/167:26

Shperndaje:


Policia Kufitare ka sekuestruar rreth 32 kg lëndë narkotike Cannabis në pikën kufitare të Qafë Botës dhe ka arrestuar dy shtetas.
1- Hasim Kaja, 21 vjeç, banues në Kryevidh, Kavajë (drejtuesi i mjetit).
2- Artan Proshka, 31 vjeç, banues në Durrës (pasagjeri).
Në Pikën Kufitare të Kalimit Qafë-Botës Sarandë, shërbimet e Policisë Kufitare njoftojnë se gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Seat” me targë AA074OV, duke përdorur edhe qenin anti drogë kanë konstatuar në brendësi të kroskotit të automjetit disa pako të mbështjella ku dyshohej se ishin me lëndë narkotike.
Sipas policisë, menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Narkotikët ku gjatë kontrollit të imtësishëm u gjetën të fshehura 31 pako me lëndë narkotike me peshë totale rreth 32 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Narkotikët kanë bërë arrestimin në flagrancë të dy shtetasve të larpërmendur, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.