Apeli i Saranda Web mbërrin në Bashkinë Finiq, ndihma për romët e Vrionit

09/01/1715:48

Shperndaje:


Pas apelit të djeshëm nëpërmjet Saranda Web për kushtet e rënda në të cilat kalojnë këto ditë banorët e kampit të romëve në Vrion, Bashkia Finiq, ka ardhur edhe reagimi.
Ka qenë punonjësja e zyrës së përkrahjes sociale të Bashkisë Finiq Katerina Theodhori, e cila personalisht ka shkuar në kampin e romëve  dhe u ka ofruar disa ndihma në veshmbathje familjeve në vështirësi më të mëdha.
Por pavarësisht këtyre ndihmave të ofruara, nevojat e këtyre familjeve mbeten akoma të mëdha.
Kushtet në të cilat jetojnë rreth 30 banorë të këtij kampi bëjnë që nevojat më imediate të mbeten për ngrohje, pasi banorët nuk kanë asnjë mundësi për ngrohje, përveç djegies së gomave të makinave.bashkia-finiq

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.