Ankesat e qytetarëve për kreditë, Rama jep premtimin

17/03/2015:19

Shperndaje:


Kryeministri, Edi Rama u është përgjigjur ankesave të shumta që kanë adresuar qytetarët lidhur me ngrirjen e pagesave të kredive.
Për këtë çështje, ku mesa duket bankat e nivelit të dytë refuzojnë të zbatojnë urdhrin e Bankës së Shqipërisë, kreu i qeverisë thotë se do të ketë një dokument të qartë që do të firmoset gjatë ditës së sotme nga z. Rama dhe Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko.

Pak ditë më parë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se për shkak të masave shtrënguese, është miratuar një vendim për të shtyrë me tre muaj pagesat e kësteve të kredive për biznesin dhe individët.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.