Alket Hyseni rrëfen mbresat e takimit në Ksamil

24/05/1716:42

Shperndaje:


Kandidati per deputet i Partise Socialiste Alket Hyseni nepermjet nje postimi ne fb ka rrefyer bresat e takimit qe ka zhvilluar diten e djeshme ne Ksamil.
Ja cfare shkruan Alket Hyseni:
Mbeta i mahnitur nga entuziazmi i rinisë së Ksamilit, nga mbështetja e tyre për Partinë Socialiste ? dhe për mua si kandidat për deputet të zonës. Qindra të rinj premtuan se në 25 Qershor do shkojnë në kutitë e votimit jo vetëm, por së bashku me shokët dhe shoqet e tyre pasi kanë bindjen që vetëm PS ? mund të kryejë reformat e domosdoshme për të bërë Shtet?, për të krijuar vende Pune ? dhe për t’i dhënë Mirëqenie ? të gjithë qytetarëve. Ende, ka shumë të rinj të cilët përballen me papunësinë. Ende, janë të shumtë prindërit që nuk janë të sigurtë nëse fëmijët e tyre po arsimohen me cilësinë që meriton brezi i ri, apo nëse ata vetë do të mund të marrin përkujdesin e duhur shëndetësor. Ne jemi të parët që nuk jemi të kënaqur me shpejtësinë e reformave që kemi ndërmarrë dhe jemi të vetëdijshëm se mund të kishim bërë edhe më shumë. Pikërisht prandaj, reformat tona duhet të ecin përpara, edhe më shpejt. Ne duam plus 71 për të mbajtur të vetëm timonin e reformave dhe të qeverisjes, që me të njëjtën vendosmëri që luftuam e fituam për Vetingun të luftojmë e të fitojmë për të rritur si kurrë më parë ekonominë e punësimin!
Është bërë shumë, ka ende shumë për të bërë.
Fillimi ka qënë i mbarë. Tani, duhet të
shohim nga e ardhmja.
#PërShqipërinëQëDuam????


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.