AKU bllokon mish dhe sallam dhe vendos gjoba në 2 dyqane në Sarandë

07/03/1816:29

Shperndaje:


Autoritet Kombëtar i Ushqimit në vijim të masave për disiplinimin e therjes dhe tregtimit të mishit në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore bllokoi në Sarandë, një sasi mishi prej 41 kg pa vulë dhe pa certifikatën veterinare.
Sipas një njoftimi për shtyp, AKU informon se po ashtu bllokoi 35 kg sallam për mungesë dokumentacioni shoqërues.
Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, gjatë inspektimit në një dyqan mishi, ka bllokuar 16 kg mish pa vulë dhe certifikatë veterinare.
Për tregtim të pasigurt të mishit, nga trupa inspektuese e AKU-së u mor edhe masa administrative me gjobë 100 mijë lekë.
Ndërkohë, në vijim të inspektimit, trupa inspektuese gjithashtu ka bllokuar në një tjetër dyqan mishi për mungesë vule dhe certifikatë veterinare, 25 kg mish derri dhe 35 kg sallam për mungesë dokumentacioni shoqërues, për gjurmueshmërinë dhe etiketimin e tij.
Për tregtim të pasigurt të ushqimit ndaj këtij subjekti trupa inspektuese e AKU-së ka marrë masën administrative 250 mijë lekë.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.