SHARE

Sarandë
Aksidenton një drejtues motoçiklete dhe largohet nga vendi i aksidentit !
Policia arreston autorin e dyshuar, shtetasin:
– M R, 55 vjeç, banues në Sarandë.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtesas dyshohet se është autorë i ngjarjes së ndodhur ku në aksin rrugor Sarandë-Butrint, një automjet i paidentifikuar për momentin, goditi motoçikletën “Tiama” me drejtues shtetasin M.K., 51 vjeç, banues në Ksamil dhe u largua nga vendi i ngjarjes, duke e dëmtuar këtë të fundit në këmbë.
Nga hetimet e mëtejshme, Policia e Sarandës identifikoi mjetit dhe rezultoi se i përket shtetasit të mësipërm, duke bërë kështu të mundur kapjen dhe arrestimin e tij për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Policia ka bllokuar gjithashtu mjetin me të cilin është kryer aksidenti.

loading...
loading...