Aksidentohen 2 automjete në Qafën e Muzinës

31/07/1817:37

Shperndaje:


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Gjirokastër-Sarandë, pranë Qafës së Muzinës. ArgjiroLajm.net raporton se dy automjete, tip ‘Audi’ dhe ‘Benz’ janë përplasur me njëri-tjetrin. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm për dëme materiale.
Policia rrugore mbërriti në vendin e ngjarjes për veprimet hetimore. Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, si dhe terreni i rrëshqitshëm nga shiu që ra pasdite. Për momentin nuk dihet identiteti i personave që drejtonin makinat.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.