Aksidenti në Sarandë, fëmija niset me helikopter drejt Tiranës

13511014_1735226683360717_4360433074034425834_nNgjarja ka ndodhur në Sarandë mesditën e sotme rreth orës 12:33, në aksin rrugor Turizëm – Kanali i Çukës. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi I.E., 59 vjeç, banues në Ksamil, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targë AA978NO, ka goditur aksidentalisht fëmijën F.S., 7 vjeç, i cili është dërguar nga drejtuesi i mjetit në spitalin e Sarandës.
Më pas, fëmija është nisur me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar, por jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet për arrestimin e tij.