Aksidenti i frikshëm, makina rrotullohet dhe përfundon përmbys

09/05/209:05

Shperndaje:


Një makinë tip Ford ka dalë nga rruga dhe është përmbysur duke shkaktuar lëndimin e lehtë të drejtueses.
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të kthesës për në fshatin Luzat, 5 km në jug të qytetit të Tepelenës ku makina tip Ford me targa AA750KG ka humbur kontrollin dhe pasi ka bërë dy salto në rrugë ka përfunduar përmbys.

Në makinë përveç drejtueses së makinës një vajzë 30 vjeçe me iniciale S.M nuk kishte asnjë pasagjer. Drejtuesja e mjetit është lënduar dhe çuar menjeherë në spital për trajtim të mëtejshem mjekësor.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.