Aksident i rëndë në Sarandë, plagoset një fëmijë

LAJMI-I-FUNDIT Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Sarandë. Nga aksidenti i ndodhur në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës mësohet se ka mbetur i aksidentuar rëndë një fëmijë, i cili është transportuar drejt spitalit të Sarandës nga drejtuesi i mjetit.