Aksident me 3 të plagosur në aksin Sarandë-Delvinë

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në aksin rrugor Sarandë-Delvinë.
Akidenti ka ndodhur në Stjar dhe në aksident janë përfshirë 2 automjete.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët u transportuan me urgjencë me automjete të rastit në spitalin e Sarandës.
Sipas burimeve nga spitali, të 3 të aksidentuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

loading...
loading...