Agrobiznesi thirrje qeverisë: Lejoni blegtorët e bujqit të qarkullojnë pa orar, që të shmangim kolapsin
Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH) Agim Rrapaj i kërkon qeverisë që të marrë disa masa në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, veterinarisë dhe mekanikës bujqësore pas situatës së krijuar nga koronavirusi.
Këshilli kërkon që blegtorët, bujqit dhe veterinerët të lejohen që të qarkullojnë pa orar për të shmangur kolapsin agroushqimor.
Deklarata e plotë
Disa masat qe duhen marr ne sektorin e bujqesise, blegtorise, veterinarise dhe mekanikes bujqesore. KASH solidarizohet plotesisht dhe ka udhezuar te gjithe anetaret e vet, qe te zbatojne rogorozisht masat e propozuara dhe vendimet e marra deri tani nga organet e specializuara dhe ato kopetente, per te prandaluar perhapjen e Covid 2019. Ne funksion te qellimit te mesiperm, por edhe per te mos e futur ne kolaps zinxhirin e prodhimit ushqimor, ju propozojme disa masa qe duhen marr dhe publikuar pa humbur kohe nga organet kopetente qe drejtojne betejen me Covid 2019, per disa kategori te specializuara, qe kane kapcitete ta perballojne kete beteje pa u demtuar vet dhe pa i demtuar te tjeret:
1.
Mjeket veterinere, zootekniket, ekspertet e insiminimit artificial, personeli farmacive bujqesore dhe atyre veterinare, personeli stacioneve veterinare private, Agronomet e mbrojtjes se bimeve dhe personeli farmacive bujqesore, te trajtohen nga organet e ruajtjes se rendit me te njejtin status si edhe personeli shendetsor human, qe nuk sherben drejte perdrejte me te semuret e infektuar nga Covid 2019.
2.
Drejtuesit e mjeteve te mekanikes bujqesore, disa punonjes te qendrave te shitjes dhe riparimit te mekanikes bujqesore, blegtoret, prodhuesit, perpunuesit dhe transportuesit e ushqimeve te blegtorise, te bletarise, te konsiderohen e trajtohen nga organet e ruajtjes se rendit me statusin e miratuar deri tani per punonjesit qe sherbejne ne hallkat e zinxhirit ushqimor per furnizimin e popullit me ushqime.
3.
Blegtoret, transportuesit e qumeshtit, vezeve, mishit, administratoret e shoqatave dhe fermave blegtorale dhe komplekseve te prodhimit te ushqimit te blegtorise, qe ndodhen ne kushtet e mungesave dhe kufizimit te fuqise punetore, te mos kufizohen me orare fixe ne levizjet qe Ata detyrohen te bejne ne kembe ose me mjete te transportit public ose personale ne drejtim te fermave te tyre.
4.
Tu krijohen disa lehtesi ne levizje dhe ne furnizimin me preparate dezinfektuese cilesore, te miratuara nga organet kopetente shendetsore, specialisteve te dizinfektimit te stallave dhe komplekseve blegtorale.
Ne jemi te bindur se propozimet e sipercituara nuk i cenojne masat e marra deri tani per kufizimin e perhapjes se Covid 2019. I gjithe personaeli sa me siper cituar eshte i afte per te perballuar kete beteje, ka njohurite e nevojshme dhe i ndergjegjesuar, per te realizuar te gjitha kerkesat e nevojshme dhe te domosdoshme per kufizimin dhe parandalimin e perhapjes se Covid 2019. Ata kane eksperience sepse jane ndeshur dhe kane punuar ne kushte te ngjashme veshtiresie per perballimin e situatave qe shpesh jane krijuar nga disa epidemi qe kane ndodhur me pare ne kafshe
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Studentja shkërmoq propagandën e ministres: Asgjë nuk po bëni për rininë!
17/03/2017:43
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
17/03/2017:43
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
17/03/2017:43
Olta Xhaçka: Plazhet ua japim të fortëve mos të vijnë njerëz nga malet me çadra në duar – VIDEO
17/03/2017:43
Freedom House: Demokracia në Shqipëri asnjë përmirësim, liria e medias e përkeqësuar
17/03/2017:43
Vijon aksioni për heqjen e makinave të braktisura nga rrugët e Sarandës
17/03/2017:43
Banori denoncon me lotë në sy: Më dhunuan varrin e gjyshit
17/03/2017:43
SYRI I KALTER
17/03/2017:43
Yacht Premium Hotel hap aplikimet për stafin e restorantit (maj-shtator)
17/03/2017:43
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Blue Sky Bar-Restorant. OFROHET akomodim
17/03/2017:43
Rezervime
River & Sea Side Apartament
17/03/2017:43
Apartament 2+1 me pishinë
17/03/2017:43
Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
17/03/2017:43
Apartamenti 4 – Vila Stupende
17/03/2017:43
Apartament Ionian Saranda Sea
17/03/2017:43
Suvenire
Suvenire nga Saranda
17/03/2017:43
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
17/03/2017:43
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 8
17/03/2017:43
Suvenire nga Saranda – Shegë
17/03/2017:43
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
17/03/2017:43