4 mln € mashtrim me TVSH/ Zbardhen emrat e 15 të arrestuarve

05/09/197:46

Shperndaje:


Report Tv ka zbardhur të plotë listën e personave të arrestuar, shumica prej tyre biznesmenë, të cilët kanë mashtruan me TVSH, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 4 milion eurosh. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra raporton se të arrestuar janë Besnik Pelivani, Astrit Lala, Fatmir Firi, Paqsor Buzi, Vangjush Mbirce, Rabi Kurti, Riza Roshi, Haxhi Sala, Ilia Dimo, Ardian Bejko, Mhill Ndreca, Rrapo Baduni, Albert Ahmeti, Shkëlqim Prodani, Shpresa Joanidhi, kjo e fundit kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës. Ndërkohë, po procedohen në gjendje të lirë Përparim Hasani dhe Albert Ahmeti

Në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë rreth 30 kompani, pjesa më e madhe prej tyre, fantazmë. Nga ky operacion, fillimisht kanë qenë së paku 50 persona të shoqëruar, por pas verifikimeve në pranga kanë rënë 15 prej tyre, disa të tjerë janë në kërkim. Aksioni për arrestimin e tyre po vijon prej dy ditësh.

Ky operacion vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet që është shtrirë në të gjithë vendin dhe ka sjellë arrestime e bllokime të qindra bizneseve që janë kapur me shkelje. Në kuadër të këtij aksioni, vetëm disa ditë më parë, u arrestuan 4 bashkëpronarë të kompanive të transportit publik dhe 4 punonjës, pasi përdornin bileta të falsifikuara në mënyrë që t’i shmangeshin detyrimeve tatimore.

Të arrestuarit

1.Shpresa Joanidhi
2.Besnik Pelivani
3.Astrit Lala-
4.Fatmir Firi
5.Paqsor Buzi
6.Vangjush Mbirce
7.Rabi Kurti
8.Riza Roshi
9.Haxhi Sala
10.Ilia Dimo
11.Ardian Bejko
12.Mhill Ndreca
13.Rrapo Baduni
14.Albert Ahmeti
15.Shkëlqim Prodani
Hetim në gjendje të lirë
1.Përparim Hasani
2.Albert Ahmeti

B.K./b.ha./Shqiptarja.com


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.