4 humbje jete, 117 raste të reja me Covid. Saranda asnjë rast

28/07/2014:06

Shperndaje:


————–
NMinistria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusin 4 persona në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, dy pa sëmundje dhe dy të tjerë me sëmundje bashkëshoqëruese.
Gjithashtu janë kryer 507 testime ku kanë rezultuar pozitiv 117 raste të reja.
————–

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.