3 operacione, kapen 172 kg kanabis, arrestohen 3 shqiptarë

11/03/1911:26

Shperndaje:


3 operacione anti-droge 24 oret e fundit ne kufirin greko-shqiptar, sekuestrohen rreth 172 kg marijuane.

1. Ne rrugen periferike Palamba-Mavroneri ne Igumenice, policia greke ka ndaluar nje mjet qe vinte nga kufiri gjelber. Brenda ne mjet jane gjetur dhe sekuestruar 116 kg 110 gram marijuane dhe 3 celulare. Arrestohet drejtuesi i mjetit, shqiptar 20-vjec, shpallet ne kerkim pronari i mjetit, shtetas shqiptar.

2. Ne Sajadhe, Igumenice eshte ndaluar nje motorr qe vinte nga kufiri gjelber. Brenda ne motorr jane gjetur dhe sekuestruar 9 pako me 4 kg 740 gram marijuane. Prane vendit te ngjarjes eshte gjetur dhe nje cante tjeter me 4 kg 600 gram marijuane. Ne total u sekuestruan 9 kg 340 gram marijuane. U sekuestrua dhe nje mjet me rimorkiator ne te cilin drejtuesi i motorrit, shqiptar 25-vjec qe u arrestua, do te vendoste motorrin.

3. Ne Kampi, Arte eshte ndaluar nje mjet qe vinte nga kufiri i gjelber. Brenda ne mjet jane gjetur dhe sekuestruar 22 pako me 46 kg 385 gram marijuane. U arrestua drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, nje mashkull grek 24-vjec dhe nje shtetase shqiptare 27-vjece.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.